PreshevaPRESS

Haradinaj: Asnjë skenar mashtrues nuk mund të ndikojnë që të heqim dorë nga veriu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se institucionet e vendit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre.

“Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë. Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

ARTIKUJT E NGJASHËM

BE “vëzhgon me kujdes” rolin e Kinës në Ballkan

PreshevaPRESS

Tragjedi në Bullgari, aksidentohet autobusi me 51 udhëtarë

PreshevaPRESS

Sllovenia vendos rregulla të reja antiCovid

PreshevaPRESS