PreshevaPRESS

“Po ike te Ferrari, karriera jote ka marrë fund”

Sezoni 2019 në Formula 1 po shkon në mesin e tij dhe Lewis Hamilton po projektohet drejt një tjetër titulli kampion.

Piloti britanik po i afrohet rekordit të 7 titujve kampionë bote të Michael Schumacher edhe pse ka ende shumë gara. Pavarësisht kësaj, nuk mungojnë zërat se në një të ardhme Hamilton mund të pilotojë një Ferrari. Jenson Button, ish shok te skuadra me Hamilton kur pilotonin së bashku makinën McLaren, mendon se kjo nuk do të jetë një lëvizje e zgjuar për britanikun dhe i jep një këshillë. Në një intervistë për “Auto Bild”, ish-piloti britanik jep mendimin e tij.

“E di që ëndrra e çdo piloti është të pilotojë një makinë Ferrari. Gjithsesi, asnjë pilot nuk do të bëjë një gabim të tillë që të kalojë nga një makinë fituese në një makinë më pak kompetitive. Nëse qëndron te Mercedes mund të tentojë edhe 10 tituj kampionë, ndërsa një transferim te Ferrari do të ishte fundi i karrierës së tij”, tha Button.
Hamilton ka një kontratë deri në vitin 2020 me Mercedes. “Lewis mund të shkojë te Ferrari, për të kjo do të ishte një zgjedhje e guximshme. Por e këshilloj të mos e bëjë këtë lëvizje”, tha Button.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

PreshevaPRESS

S’ndalet Majlinda: Arrin finalen dhe i siguron Kosovës edhe një medalje

PreshevaPRESS

Kosovare Asllani zyrtarisht kandidate për “Topin e Artë”

PreshevaPRESS