PreshevaPRESS

Zbardhen prapaskenat / Icardi, natë dramatike para se të pranonte PSG. Wanda e përlotur kërkoi ndihmë

Mauro Icardi është huazuar te PSG. Dita e fundit e merkatos solli atë, që ishte një nga goditjet më të rëndësishme të verës. Brenda disa orësh, Interi e gjeti veten me një barrë të rëndë më pak në supet e veta, ndërsa klubin transalpin me një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim, të disponueshëm për ta ndihmuar.

Argjentinasi ka shansin e rëndësishëm për të rifilluar në nivelet më të larta. Megjithëse përfundimi i operacionit përfaqësonte diçka të dobishme për të gjithë, orët që çuan në vendimin përfundimtar ishin më shumë se kurrë të
mundimshme. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, nata mes të dielës dhe të hënës ishte
veçanërisht e gjatë dhe plot dyshime. Sinjali u dha nga Wanda Nara, që kërkoi leje të linte studion e emisionit “Tiki Taka” në mesnatë. Laku po shtrëngohej. Agjentja e sulmuesit kishte marrë një telefonatë nga ndërmjetësi i operacionit, ndaj duhej nxituar dhe tejkaluar pengesa e rëndësishme: vullneti i vetë Icardit.

Sulmuesi argjentinas, në fakt ishte absolutisht i vendosur për të qëndruar në Milano dhe Interi konsiderohej opsioni i vetëm. Sidoqoftë, mbërritën orët e nxehta, në të cilat gruaja-agjente u përpoq ta bindte atë të pranonte
destinacionin e ri. Ky proces kaloi midis shumë dyshimeve dhe reflektimeve, përpara se çifti të
binte për të fjetur në orën 4 të mëngjesit. U vendos të niseshin drejt Parisit, me kontratën e re, që do ta lidhte me PSG, akoma larg dhe të paqartë. Me kalimin e orëve, pasi mbërritën në kryeqytetin francez, palët filluan të besonin se me të vërtetë do të dilte “tym i bardhë”. Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, kontributi i Pino Letterio, ish-menaxher i Icardit, ishte thelbësor për suksesin e  operacionit.

Wanda Nara, duke njohur qëndrimin e burrit të saj, iu drejtua me lot në sy, në mes të natës, për ta bindur që të pranonte destinacionin e ri. Në të vërtetë ishte Letterio, që me një mesazh e shtyu Icardin të mendonte se një qëndrim në Milano do të kishte qenë një rrisk për të gjithë. Armiqësia e krijuar do t’i vinte në vështirësi për sigurinë edhe fëmijët. Qëndrimi në Milano do t’i thellonte ndarjet, mosmarrëveshjet, të paralajmëruara nga parulla të ashpra, si ato që u shfaqën të dielën përpara shtëpisë së tij në Milano.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Zyra e FSHF-së për Luginën e Preshevës fillon seleksionimin e talentëve të rinj

PreshevaPRESS

KF “Lugina” në vendin e parë të Ligës së Rrethit të Pçinjës

PreshevaPRESS

Futbollisti nga Presheva bëhet pjesë e përfaqësueses kosovare

PreshevaPRESS