PreshevaPRESS

Ish-rektori i UP-së ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, është ftuar nga Gjykata Speciale.


Gashi do të intervistohet këtë javë nga hetuesit e Hagës në cilësinë e dëshmitarit.

Vetë Gashi, përmes Facebook-ut ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës.

“Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit. Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka shkruar Gashi.

Intervistimi i ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës do të bëhet në Prishtinë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

BE “vëzhgon me kujdes” rolin e Kinës në Ballkan

PreshevaPRESS

Tragjedi në Bullgari, aksidentohet autobusi me 51 udhëtarë

PreshevaPRESS

Sllovenia vendos rregulla të reja antiCovid

PreshevaPRESS