PreshevaPRESS

S’ndalet Majlinda: Arrin finalen dhe i siguron Kosovës edhe një medalje

Kampionja olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur në finale të grand slamit të xhudos Abu Dhabi.


Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës një medalje nga finalja e kategorisë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit, pasi e mposhti britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale të kësaj gare.

Përderisa në çerekfinale e mposhti koreanen Park Da Sol, në finale ajo do të përballet me italianen Giuffrida Odette.


Përderisa Majlinda për momentin është në pozitën e pestë për momentin në ranglistën e xhudisteve në kategorinë deri në 52 kilogramë, Odette radhitet e nënta.

Xhudistja pejane Kelmendi fitoi me lehtësi kundër xhudistes nga Koreja Jugore në çerekfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Majlinda rundin e parë e kaloi pa garë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan.

Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

Takimi pritet të fillojë brenda një ore.

Ndërkaq më poshtë ne ju sjellim edhe linkun, në të cilin mund ta shikoni ndeshjen drejtpërdrejtë.

 LINKU

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kiana Kryeziu siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën e dimrit

PreshevaPRESS

Federata Shqiptare e Futbollit me përfaqësues në Luginën e Preshevës

PreshevaPRESS

Shqipëri: Gjashtë futbolliste humbin ndjenjat në fushë, dy prej tyre përfundojnë në spital

PreshevaPRESS