PreshevaPRESS
(Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Bottas fiton garën e Australisë, Hamilton nuk ngjitet në podium për shkak të dënimit

Valtteri Bottas e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Australisë, ndërkohë që Lewis Hamilton ka rënë në pozitën e katërt pas një dënimi pesësekondësh.


Britaniku ishte dënuar me tri pozita para fillimit të ndeshjes, ndërkohë që Red Bulli e kishte kontestuar garën kualifikuese.

Dhe si pasojë e dënimit, kampioni – i cili e zuri vendin e dytë në garën e parë pas pandemisë – u zhvendos në vend të katërt.

Falë dënimit të tij, ylli 20 vjeçar i McLarenit, Lando Norris, siguroi podiumin e parë në karrierë duke zënë vendin e tretë. Ndërkaq, vendi i dytë i takoi pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc.

Megjithatë, pikët maksimale shkuan për Bottas, ndërsa kjo ishte fitorja e tetë në karrierë për pilotin e Mercedesit.

(Foto: Joe Klamar/Pool via Getty Images/Guliver)

ARTIKUJT E NGJASHËM

Hamilton triumfon në Belgjikë dhe i afrohet rekordit të Schumacher

PreshevaPRESS

Hamilton fantastik, fiton edhe në Silverstone!

PreshevaPRESS

Ferrari gjen zëvendësimin për Sebastian Vettelin

PreshevaPRESS