PreshevaPRESS
Lewis Hamilton (Foto: Francois Lenoir/Pool via Getty Images/Guliver)

Hamilton triumfon në Belgjikë dhe i afrohet rekordit të Schumacher

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka dominuar në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, duke arritur fitoren e pestë në shtatë garat e fundit.


Në këtë mënyrë, britaniku i popullarizuar i Formula 1 e ka regjistruar fitoren e 89-të në karrierën e tij mbresëlënëse.

Hamilton e përfundoi garën para pilotit tjetër të Mercedesit, Valtteri Bottas, ndërsa në podium u ngjit edhe vozitësi i Red Bullit, Max Verstappen.

Foto: Francois Lenoir/Pool via Getty Images/Guliver

Me këtë fitore, ai është shmangur me 47 pikë (thuajse dy fitore të pastra) përpara Verstappen në listën e pilotëve për garën e kampionit të botës.

Njëherësh, Hamilton është vetëm dy fitore larg rekordit të legjendës Michael Schumacher, të cilin pritet ta barazoi edhe me numrin e titujve të botës, shtatë sosh. /Telegrafi

ARTIKUJT E NGJASHËM

Hamilton fantastik, fiton edhe në Silverstone!

PreshevaPRESS

Bottas fiton garën e Australisë, Hamilton nuk ngjitet në podium për shkak të dënimit

PreshevaPRESS

Ferrari gjen zëvendësimin për Sebastian Vettelin

PreshevaPRESS