PreshevaPRESS

Futbollisti nga Presheva bëhet pjesë e përfaqësueses kosovare

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe St. Gallen, Betim Fazliji, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se që në fillim të diskutimeve me trajnerin Challandes ka pranuar ftesën për t’iu bashkuar Kosovës.


“Nuk e pata të lehtë t’i them Zvicrës tung, pasi edhe atje kam pasur disa shokë me të cilët isha njoftuar prej një kohë të gjatë, por në fund më shumë zemra më rrahu për Kosovën”.

“Të luash për Kosovën është diçka e madhe. Jam shumë krenar që më ka ardhur mundësi të luaj për kombin tim. Është diçka tjetër të performosh për Kosovën e diçka tjetër për Zvicrën. Në Kosovë je gjithmonë i mirëseardhur dhe është vendlindja ime. Ende nuk e kam parë si është të luash me shikues por ato që i kamë parë deri më tani më bëjnë të bindur se të luash për Kosovën është diçka fantastike”, ka thënë ai.

Futbollisti thotë se zgjedhja e Kosovës është ndër vendimet më të mira në jetë që ka marrë ndonjëherë.

Pavarësisht fillimit jo të mirë për kualifikimet e botërorit, Fazliji thotë se Kosova ka shanse për ndeshjet e ardhshme.

“Besoj se kemi shanse kundër Greqisë dhe disa skuadrave tjera por nuk mund të shpresojmë në ndeshjet kundër Spanjës apo Suedisë. Me rëndësi të luajmë me zemër e t’i tregojmë popullit se mund të arrijmë shumë”.

Fazliji thotë se për momentin ndjehet mirë te klubi i St.Gallenit pasi sipas tij janë në gjysmëfinale të kupës dhe ky objektiv moti nuk është arritur.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Zyra e FSHF-së për Luginën e Preshevës fillon seleksionimin e talentëve të rinj

PreshevaPRESS

KF “Lugina” në vendin e parë të Ligës së Rrethit të Pçinjës

PreshevaPRESS

Goditje e rëndë për Ligën e Kampionëve, publikohet dokumenti që themelon Superligën e Evropës

PreshevaPRESS