PreshevaPRESS

Merita Burrniku: Çmoj Preshevën dhe preshevarët për dinjitetin dhe respektin që tregojnë

PreshevaPRESS: Merita kohës së fundit ka realizuar projekte të reja, mund të na flasësh më tepër për to?

Merita Burrniku: Po projektet janë realizuar para fillimit të Ramazanit, kemi menduar shumë për të realizuar një album me ndihmën e Zotit dhe stafit të veçantë. Me produksionin Ximi ne i realizuam 5 projkete nga albumi,kurse edhe dy prej tyre kan mbetur pa i realizuar e që në ditët në vijim edhe ato do të perfundojnë.

PreshevaPRESS: Cfarë e veçon këtë Ramazan nga të tjerat ?

Merita Burrniku: Ajo çka e veçon këtë ramazan është që kemi punuar projekin e fundit si dhe ajo çka e veçoj edhe më shumë është lejimi i faljeve të teravive pasi që të gjithë e dim se vitin e kaluar ishte e ndaluar.

PreshevaPRESS: Sa është e aftë në kuzhinë Merita, kryesisht në gatim ?

Merita Burrniku: Sa i perket kuzhinës nuk jam që nuk i’a kam haberin siç themi ne nga Kosova,po kam njohuri sigurisht edhe në kuzhinë, por pasi që shume e re kam shkuar per studime nuk është se me ka ra rasti shumë me punu ne kuzhinë po shpesh, dmth angazhohem me vjehrrën .

PreshevaPRESS: Na trego pak rreth Preshevës, histori interesante që ju ka ndodh këndej ?

Merita Burrniku: Në Preshevë nuk kam ndonjë histori të veçantë por kam shoqeri shumë, dhe ndjehem e priviligjuar që më nderojnë e rrespektojnë shumë. Gjithashtu marrim pjesë edhe në dasma Islame ku ndihem si të isha në shtëpinë time, spese vet rrespekti i tyre si njerëz të dashur e të ndershem më bën të ndihem e lirë tek ata.

PreshevaPRESS: Për çka e kishe veçu qytetin e Preshevës dhe në veçanti Preshevarët ?

Merita Burrniku: Preshevën do e kisha veçu nga ana e njerëzve qe siç e ceka të dashur e të rrespektuar,edhe që i çmoj shumë si njerez.

PreshevaPRESS: A është i frikshëm për ty Covid19 dhe a e ke kaluar ?

Merita Burrniku: Nuk është që jam demoralizu shumë nga gjendja aktuale e Covid 19 nganjëherë mendoj që është edhe qështje politike, por edhe si virus e di që egziston. Fal Zotit une nuk jam konfirmuar asnjëherë me këtë virus.

PreshevaPRESS: Sa ju ka marr malli për ahengjet dhe a do të shijohet njejtë si më parë ose edhe më shumë ?

Merita Burrniku: Po,vërtet më ka marrë shumë malli me performu në dasma islame, po besoj që do të shijohen dasmat edhe më shumë pasi që njerëzit jan permalluar për ahengje ,e dasma të ndryshme, andaj lus Zotit që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Selimi: Përfaqësuesit e institucioneve përmes rrjeteve sociale i kanë mbyllur derën mediave profesionale

PreshevaPRESS

Robert Berisha: Preshevarët pa dallim moshe e vlerësojnë dhe kanë shije për muzikë live

PreshevaPRESS

Miranda Hashani: Presheva, përjetimi im i parë në skenë

PreshevaPRESS