PreshevaPRESS

Miranda Hashani: Presheva, përjetimi im i parë në skenë

Miranda Hashani ka një karrierë të bujshme, me këngë të pa vdekshme, që publiku i mbanë mirë në mend.


Miranda është një ndër këngëtaret e preferuara nga publiku preshevar si për muzikën argëtuese dhe asaj popullore, pasi të dyja zhanret i interpreton në mënyrë të mrekullueshme. Këngëtarja po rri larg muzikës për shkak të pandemisë, ndërkohë që po merret me familjen e saj, të shoqin dhe dy djemtë.

Në një intervistë ekskluzive për PreshevaPRESS të realizuar nga gazetarja Hava Mustafa, Miranda Hashani flet për familjen e saj, muzikën dhe jetën e saj, si dhe përvojat e saja në Luginën e Preshevës, gruan e Preshevës dhe të tjera.

PreshevaPRESS: Përvec muzikës, cka e karakterizon tjetër  Miranda Hashanin?

Miranda Hashani: Përveç muzikës karakterizohem për qetësinë, butësinë dhe këmbënguljen ndaj çasjeve në përgjithësi në jetë. Kudo që shfaqem jam e kujdessshme për të lënë përshtypje të mirë.

PreshevaPRESS: Cilat janë  tri pikat e dobëta të Mirandës?

Miranda Hashani: Pikat e mija te dobeta janë: Besoj shumë dhe shpesh zhgënjehem. Kam ndjeshmëri të tepruar. Nuk ia fal lehtë atyre që gabojnë me mua.

PreshevaPRESS: Ngjarja më interesantë që tka ndodh në kohë pandemie ?

Miranda Hashani: Më interesante në pandemi është që djemt e mi Doni e Deti më kanë mësuar të luaj fudboll e shumë lojëra tjera.

PreshevaPRESS: A ke marë ndonjë mësim nga periudha e pandemisë ?

Miranda Hashani: Nga kjo periudhë kam mësuar se sa e vlefshme është liria atëherë kur na është urdhëruar të heqim dorë nga ajo. Bota ka ndryshuar dhe çdo gjë po bëjmë për të shpëtuar jetë.

PreshevaPRESS: A është Presheva ndër vendet që kishe dasht më shumë me ju kushtu profesionit tënd( këndimit në ahengje ) ?

Miranda Hashani: Me shumë kënaqësi unë vij në Preshevë, mes njerëzve që gjithmonë më kanë mirepritur ngrohtësisht. Kam kënduar në shumë festa e ahengje familjare dhe vazhdoj të mbaj këtë lidhje ndër vite. Unë do të jem çdoherë aty mes atyre  që duan të degjojnë zërin tim.

PreshevaPRESS: Ndonjë eksperiencë në Preshevë ?

Miranda Hashani: Presheva mbetet në kujtimet e mija më të bukura sa i përket këngës time. Është qyteti ku kam mbajtur koncertin tim të parë solistik me sallën e mbushur përplot adhurues dhe kështu ka qënë gjithmonë sa herë që jam kthyer. Një trevë që ka ruajtur me shekuj këngën, traditën dhe kulturën e kombit shqiptar me një xhelozi të jashtëzakonshme. U jam shumë mirënjohëse për çdo gjë.

PreshevaPRESS: Cfarë duhet të presin adhuruesit tuaj në këtë periudhë nga ju ?

Miranda Hashani: Së shpejti do të sjell një këngë në duet me tekst të Avni Qahilit dhe muzike nga Ebrar Mazhar dhe më pas do të bëj një perbledhje të disa këngëve të vjetra për ti përpunuar e rrisjellur në një frymë tjetër.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Selimi: Përfaqësuesit e institucioneve përmes rrjeteve sociale i kanë mbyllur derën mediave profesionale

PreshevaPRESS

Robert Berisha: Preshevarët pa dallim moshe e vlerësojnë dhe kanë shije për muzikë live

PreshevaPRESS

Merita Burrniku: Çmoj Preshevën dhe preshevarët për dinjitetin dhe respektin që tregojnë

PreshevaPRESS