PreshevaPRESS

Robert Berisha: Preshevarët pa dallim moshe e vlerësojnë dhe kanë shije për muzikë live

PreshevaPRESS: Prezantimi, një sfidë e re për Robertin, a doli më vështirë se sa e mendoje?

Robert Berisha: Normal që ka qenë një sfidë e re për mua, edhe pse nuk kam provuar asnjëherë më herët me u marë me moderizëm. Është një eksperiencë e re dhe me kalimin e kohës ia kom marë dorën dhe po shkon puna mirë. Normal që nuk do të bëhem moderatorë prifesionist asnjëherë në jetën time, se duhet shkollë me kry për këtë punë. E mira është që gjysmën e emisionit e kaloj me piano me këndim, me batuat e mia spontane, me kalimin e kohës ia marë dorën moderimit mëshumë.

PreshevaPRESS: Me cilin nga personazhet që ke pas deri tash emocionet kan qenë më të fuçishme?

Robert Berisha: Unë edhe në intervista të miat kur jam paraqit nuk kom pas emocione, se e kom me të leme . Prej kamerave nuk kom aspak fikë as fobi qysh e kanë shumica e artistëve tjerë,që anise dalin me vite ne kamera sërisht e kanë fobinë. Kështuqë unë skom diçka të atillë me asnjë personazh, sepse shumicën e tyre i njoh dhe më duket si me ndejt në kafe apo restorant , nuk e llogaris që jam dikund në tv show.

PreshevaPRESS: Sa po të mungojnë nejat, dhe n’cfarë qyteti kishe dasht pas përfundimi të pandemisë me performu spari herë?

Robert Berisha: Normal që më mungojnë nejat, se ky profesion dallon prej tjerave, muzika është si drogë, bohesh i nvarun prej sajë,nuk i mendojmë përfitimet mëshumë se kënaqësinë që e përjetojmë, e rëndësishme me kalu mirë në koncert, jo me i mendu më së pari paret. Kudo që kam shku kam kalu mirë, skisha me veçu naj qytet, veç le të hiçet qekjo pandemi, e të vazhdon puna për të gjithë neve.

PreshevaPRESS: A ke qenë në Preshevë najherë dhe çka i veçon kësaj ane?

Robert Berisha: N’Preshevë kam qenë disa herë, edhe para luftes në dasma,ngjitha vendet në Luginë sidomos në Preshevë. Prej se kom dal në këndim, kam qenë katër a pesë herë n’Preshevë dhe kom kalu shumë mirë. Andej si gjeneratat e vjetra si të rejat, kan shije për muzikë, e dojnë dhe e çmojnë sidomos muzikën live.Rinia e Preshevès mkan prit shumë mirë dhe i falenderoj nga zemra u pafshim samë shpejtë.

PreshevaPRESS: Anët e mira dhe të vështira të pandemisë për ty?

Robert Berisha: Pandemia ka qen shumë e keqe njejtë dhe për mu. Shumë njerëz kan humb më të dashurit e tyre, familajrët e tyre, njejtë ndodhi dhe me mu, ja mori jetën nanës,skisha pas qef me fol mashumë për këtë vit, shpresoj tkalojë samëshpejtë. Anët e mira i ka pas që,jemi mbyll e kemi pas kohë me mendu për vete e familje si dhe për të ardhmen tonë, se patën dal pak njerëzit prej kontrollës,tu dal e tu shetit. Njejtë ndodhi me mu u ula e mendova, dhe mu dha mundësia prej konvikteve fillova me live në instagram,ju pëlqeva njerëzve me humorin tem sponatan, e që sot jam edhe moderator i emisionit ” Robi plaket kur don vet”, kështu që këtë e kisha veçu prej pandemisë .

PreshevaPRESS: Çfarë nënkupton Renne për ty dhe familjen?

Robert Berisha: Renne, si për çdo prind fëmija i tijë çka nënkupton, e që ata që sjan smujn me kuptu.Renne është vajzë shumë e urtë shumë e butë, duke pas parasysh që dy peind i ka ftyra publike, nuk është e lazdrume, dhe normal krejt çka boj prej se jom bo prind tash gjashtë vite i boj për to.Asnjë minut smë ik me mendu për vete e për to jo, kështuqë Renne ështe nafaka jeme e e krejt familjes sonë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Selimi: Përfaqësuesit e institucioneve përmes rrjeteve sociale i kanë mbyllur derën mediave profesionale

PreshevaPRESS

Miranda Hashani: Presheva, përjetimi im i parë në skenë

PreshevaPRESS

Merita Burrniku: Çmoj Preshevën dhe preshevarët për dinjitetin dhe respektin që tregojnë

PreshevaPRESS