PreshevaPRESS

FILLOJNË PUNIMET PËR SIGURIMIN E UJIT TË PIJSHËM PËR NJË PJESË TË PRESHEVËS

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e shoqëruar nga zëvendësi i saj dhe drejtori i ndërmarrjes publike “Moravica”, Gazmend Aliu, dje kanë inspektuar fillimin e punimeve për sigurimin e ujit të pijshëm për një pjesë të Preshevës.

Sinani për PreshevaPRESS ka thënë se në bashkëpunim me ekspertët e fushës, po punohet me intenzitet të lartë në sigurimin e ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Komunës së Preshevës. Sipas saj, së shpejti do të fillojnë punimet edhe në disa pika të tjera, derisa deri në mesin e muajit të tetorit do të zgjidhet problemi i ujit të pisjshëm për pjesën e epërme të qytetit të Preshevës.

“Përfundimi i procedurave në bashkëpunim me Ambasadën Norvegjeze për ndrrimin e gypave të azbestit dhe zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm të pjesës që furnizohen nga rezervuari i Zhunicës, shumë shpejtë do të përfundojë, diku nga fundi i shtatorit, eventualisht mesi i tetorit, dhe edhe kjo problematikë do të zgjidhet për pjesën e qytetit të Preshevës që furnizohet me ujë të pijshëm nga rezervuari i Zhunicës” ka thënë Sinani për PreshevaPRESS.

Drejtori i ndërmarrjes publike “Moravica”, Gazmend Aliu, ka thënë se edhe pse me hapjen e këtij pusi nuk do të zgjidhet në tërësi problematika e qytetarëve me ujë të pijshëm, situata do të përmirësohet, duke shtuar se ekziston vendosshmëria që problemi i banorëve tëpjesës së epërme të qytetit të Preshev

Drejtori i ndërmarrjes publike “Moravica”, Gazmend Aliu, ka thënë se edhe pse me hapjen e këtij pusi nuk do të zgjidhet në tërësi problematika e qytetarëve me ujë të pijshëm, situata do të përmirësohet, duke shtuar se ekziston vendosshmëria që problemi i banorëve tëpjesës së epërme të qytetit të Preshevës të zgjidhet.

“Mungesa e ujit është evidente për një kohë të gjatë. Kemi vendosur që njëherë e përgjithmonë të i japim fund këtij problemi duke hapur pusa të ri ose duke e shtuar ujin. Ne mendojmë që me hapjen e këtij pusi nëse nuk zgjidhet problemi së paku do të zbutet, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë se si të veprohet në të ardhmen.” ka thënë Aliu në një prononcim për PreshevaPRESS.

Aliu ka paralajmëruar edhe fillimin e punimeve të ngjashme në pjesën e Valevës, gjë që do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm për banorët e pjesës së epërme të qytetit të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Preshevës fillon punimet me vonesë

PreshevaPRESS

Nuk ka rivotime në Bujanoc, nuk miratohen ankesat e Koalicionit shqiptar të Luginës

PreshevaPRESS

Video / Arifi ka akuzuar UÇPMB-në se ka arrestuar anëtarë të PVD-së gjatë luftës

PreshevaPRESS