PreshevaPRESS

Ruzhiq: Gjatë javës vendimi për zgjatjen e mundshme të pushimit të vjeshtës

Foto: N1

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq deklaroi se qëndrimi i Shtabit për parandalimin e përhapjes së pandemisë është që pushimet vjeshtore të nxënësve në shkolla duhet të zgjatet dhe se vendimi për këtë do të merret gjatë kësaj jave.


Ruzhiq ka thënë për TV Pink se “Shtabi për parandalimin e përhapjes së pandemisë këtë javë në kuadër të masave të përgjithshme do të gjindet edhe propozimi i ekipit të shkollave për të zgjatur pushimet vjeshtore”.

Ai po ashtu tha se Ministria e Arsimit do të intensifikojë aktivitetet për edukimin e fëmijëve dhe prindërve për vaksinimin kundër koronavirusit në kategorinë e rekomanduar të moshës.

“Nesër kemi takim me të gjithë drejtuesit e administratave të shkollave për edukimin e vaksinimit. “Arsimi është mënyra e vetme sepse ne nuk mund të imponojmë,” tha Ruzhiq.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Policia konfiskon armë pa leje nëpër qytetet e Kosovës

PreshevaPRESS

16 vite nga “Trazirat e Marsit” – revolta popullore në Kosovë kundër UNMIK-ut

PreshevaPRESS

HAHN SHPRESON TË HAPEN NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT

PreshevaPRESS