PreshevaPRESS

Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë Sali Berishën nga PD

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e Sali Berishës nga PD.


Opinion.al mëson se ky vendim është marrë në mbledhjen e kryesisë, e cila nisi ditën e djeshme në orën 19:00, e përfundoi në orën 03:30 pas mesnate.

Në mbledhjen e kryesisë së PD të zhvilluar dje përveç përjashtimit të liderit historik të demokratëve, ish-kryeministrit, Sali Berisha u vendos gjithashtu përjashtimi i 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Opinion.al mëson se në mbledhjen e kryesisë, e cila nisi ditën e djeshme në orën 19:00, e përfundoi në orën 03:30 pas mesnate u vendos përjashtimi i: Bujar Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliut, Kletis Krujës.

Ndërsa janë pezulluar nga PD: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi,  Blendi Himci,  Çlirim Gjata,  Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo,  Ervin Minarolli, Gent Deromemaj,  Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia,  Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Këto vendime vijnë pas protestës të së shtunës, e cila u thirr nga Berisha për të larguar nga selia Lulzim Bashën që sipas tij është shkarkuar si kryetar në Referendumin e anëtarësisë së 18-Dhjetorit. Kjo protestë percipitoi në dhunë ku mbështetësit e Berishës shqyen dyert dhe hynë brenda selisë së PD. U desh ndërhyrja e Policisë për t’i shpërndarë ata.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Kosovë ka filluar numërimi i votave me kusht

PreshevaPRESS

Sutanovac: Rusia thumbon Serbinë që të mbetet jashtë BE’së dhe NATO’s

PreshevaPRESS

Gjendet një trup i pajetë në afërsi të lumit Llapushnicë në Gjilan

PreshevaPRESS