PreshevaPRESS

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova aksidentohet në Krushevc të Serbisë

23:15 • Autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur shihet ne fotografine.

Sipas raportimeve të mediave nga Kosova, një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit. Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës. Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

23:43 • Pronari i “Zhitia Turist” konfirmoi aksidentin, deklaron se nga ky incident nuk ka persona të lënduar

Pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia konfirmoi për Telegrafin se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm disa udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta.

“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.

Autobusi kosovar dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të rrugës me ngrica.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

00:22 • Aksidenti i autobusit nga Kosova në Krushevc të Serbisë, 6 të lënduar

Nga kompania “Zhitia Tours” kanë bërë të ditur për KosovaPress se fatmirësisht nuk ka viktima dhe
se janë 5-6 persona që kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas tyre shkak i aksidentit, ka qenë rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike.

Lajmi në përditësim. . .

ARTIKUJT E NGJASHËM

GRATË KOSOVARE U NISËN PËR PUSHIME VERORE DHE PËRFUNDUAN NË LUFTËN E SIRISË

PreshevaPRESS

Misajllovski: OBRM-PDUKM është e gatshme për zgjedhje

PreshevaPRESS

Bërnabiq nuk tërhiqet nga deklaratat raciste për qytetarët e Kosovës

PreshevaPRESS