PreshevaPRESS

Novak Djokoviç i anulohet sërish viza australiane

Ministri për Migrim i Australisë, Alex Hawke ka anuluar vizën tenistit serb, Novak Djokoviç për të dytën herë. Ky vendimi nënkupton se tani Djokoviç mund të përballet me dëbim nga shteti australian.

Tenisti 34-vjeçar ende mund të apelojë vendimin për të qëndruar në Australi.

“Sot ushtrova të drejtën time për të anuluar vizën e Novak Djokoviçit për arsye shëndetësore dhe rendi publik”, tha ministri përmes një deklarate.

Djokoviç sipas këtij vendimi, mund të përballet me një ndalesë trevjeçare për marrjen e vizës së re australiane, edhe pse një ndalesë e tillë mund të hiqet.

Fillimisht atij i ishte anuluar viza pasi arriti në Melbërn më 6 janar. Autoritetet kufitare gjetën se ai kishte “dështuar që të ofronte të dhëna të duhura” për një përjashtim mjekësor, që i mundësonte t’i shmangej rregullave për coronavirus për vaksinimin.

Në Australi ka pasur zemërim të madh të publikut, pasi ky shtet ka pasur disa nga rregullat më strikte kundër pandemisë.

Djokoviç ishte ndaluar dhe kishte qëndruar për disa orë në aeroport ku kishte kaluar në kontrollet e migracionit. Më pas ai qëndroi disa ditë në një hotel të shndërruar në qendër për emigrantë.

Disa ditë më vonë, një gjykatës hodhi poshtë vendimin e autoriteteve për anulimin e vizës dhe urdhëroi lirimin e tij, duke thënë në vendim se zyrtarët kufitarë kishin injoruar procedurat gjatë arritjes së tij në Australi.

Vendimi për anulimin e vizës vjen pasi Djokoviç foli për pretendimet se ai kishte bërë deklarime të rreme në formularin e udhëtimit – ku thuhej se ai nuk kishte udhëtuar në ndonjë shtet tjetër 14 ditë para se të arrinte në Australi. Në fakt, tenisti serb, në atë periudhë kishte udhëtuar për në Spanjë.

Ai tha se ky ishte një gabim i bërë nga agjenti e tij dhe e quajti “gabim njerëzor”, duke shtuar se nuk ishte i qëllimshëm.

Djokoviç po ashtu e ka pranuar se është takuar me një gazetar dhe ka bërë sesion fotografish pasi kishte dalë pozitiv në COVID-19.

ARTIKUJT E NGJASHËM

16 javë pezullim dhe gjobë 25.000 dollarë, rebeli Kyrgios 6 muaj në mbikëqyrje të rreptë

PreshevaPRESS

Habit Federer: Ja 3 gjërat që do të bëj pasi të tërhiqem nga sporti

PreshevaPRESS

Wimbledon i prish festën e beqarisë, tenisti do të luajë sot në gjysmëfinale

PreshevaPRESS