PreshevaPRESS
Foto: Tanjug / Nikola Angjiq

Përfundon mbledhja e shtabit për parandalimin e shpërndarjes së Covid19

Sekretari krahinor i shëndetësisë Zoran Gojkoviq deklaroi pas mbledhjes së shtabit për paramdalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, se shkollat ​​në Serbi me shumë mundësi do të fillojnë të punojnë sipas modelit që është në fuqi në Vojvodinë, që do të thotë se nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 8-të shkojnë në shkollë për mësime të drejtpërdrejta, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme do të ndjekin mësimet online.


“Të martën do të mbahen konsultime shtesë, por mendoj se jemi më afër zgjidhjes që mësimi të zhvillohet si në shkollat ​​e Vojvodinës”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje, shtabi ka marrur vendim që të shkurtohet koha e izolimit nga 10 ditë në shtatë.

Shtabi gjithashtu ka vendosur që të gjithë ata që duan të testohen me kërkesën e tyre, të paguajnë çmimin e testit PCR 6000 dinarë, në vend të 9000 më parë dhe të ulin çmimin e analizave të antigjenit nga 3500 në 1800 dinarë.

Javën e kaluar, numri pesëshifror i të infektuarve me koronavirus është shënuar në Serbi, me rekord nga e enjtja, kur ishin 13753 raste të reja të infektimit .

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nga dita e shtunë shfuqizohen të gjitha çertifikatat e vaksinimit kundër kovidit

PreshevaPRESS

Nga sot Covid ambulantat punojnë me orar të shkurtuar

PreshevaPRESS

Vendoset për mënyrën e zhvillimit të mësimit nga data 31 janar

PreshevaPRESS