PreshevaPRESS
Foto: Facebook/Shqiprim Arifi

SEMAFORËT JOFUNKSIONAL NË KOMUNËN E PRESHEVËS

Vendosja e semaforëve si mjet sinjalizues në komunikacionin e komunës sw Preshevës, ka qenë temë e përfolur nga të gjitha partitë politike në çdo process zgjedhor në të cilin ka kaluar Presheva. Edhe pse afro para një viti janë vendosur dy prej tyre, ata ende janë jashtë funksionit.


Të gjitha partitë politik në të cilat kanë qenë pjesë e proçeseve zgjdhore në Preshevë, gjatë fushatave elektorale të dekaës së fundit, kanë premtuar vendosjen e semaforëve të komunikacionit në Preshevë. Alternativa për Ndryshim, në fushatën e fundit, afro rreth një vit më parë, promovoi vendosjen e semaforave si një arritje tejet të madhe.

Sikur për shaka, Shqiprim Arifi, kryetari i APN-së, në ditën e gënjeshtrave, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, publikoi lajmin e vendosjes së semaforëve në Preshevë, duke paralajmëruar funksionalizimin e shpejtë të tyre, duke nënvizuar se premtimi i dhënë votuesve u realizua.

Afërsisht reth një vit nga vendosja e e të semaforëve, e vetmja dritë që blindon në semafor është e verdha, gjë që tregon se nuk janë në funksion edhe sot e kësaj dite. Arsyeja e mosfunksionalizimit të semaforëve ende nuk dihet.

Drejtoriati për investime, punë komunale dhe ndërtimore, është shërbimi kompetent në kuadër të Komunës së Preshevës, i cili do të duhej të sqaronte amullinë e krijuar me funksionalizimin e semaforëve. PreshevaPRESS nuk ka arritur të hasë në gatishmëri të udhëheqësit të këtij institucioni për të shpjeguar për arsyet e mosfunksionalizimit të semaforëve.

Kryeshefi i Komunës së Preshevës, Hevzi Ramadani në një deklarat për PreshevaPRESS,  ka thënë se punën e semaforëve po e shqyrton Drejtorati për investime, punë komunale dhe ndërtimore, ndërsa sipas tij gjatë kohës së vendosjes së semaforve nuk janë ndjekur procedurat paraprake ligjore për vendosjen e tyre.

 ‘’Semaforët nuk janë në funksion për shkak se vendosja e tyre është bërë pa leje. Ndërsa Drejtorati për investime, punë komunale dhe ndërtimore është në procedura të marrjes së lejes. Pas kësaj krijohen mundësitë ligjore për hapat e tjere që të hynë në funksion.’’ ka thënë Ramadani për PreshevaPRESS.

Edhe pse tani më kanë kaluar rreth një vit që kur me Preshevën udhëheqë pushteti i krijuar nga PDSH, PVD dhe LR, Ramadani për PreshevaPRESS tha se drejtorati kompetent po ndjek procedurat për të funksionalizuar semaforët, ai nuk mundet të përmend një afat kohor pas të cilit semaforët e vendosur në Preshevë do të mundë të funksionalizohen.

‘’Për datën e hyrjes në funksion nuk mund të jap datë sepse në momentin që krijohen kushtet do të hyjn në funksion. Pse janë vendosur pa leje nuk e dimë, por dihet se ato janë vendosur gjatë fushatës parazgjedhore.’’ përfundon Ramadani deklaratën e tij për PreshevaPRESS.

Për të kuptuar proceduart ligjore për vendosjen dhe funksionalizimin e semaforëve, PreshevaPRESS ka kontaktuar edhe me Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Serbisë”, ndërmarrje e cila merret me mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe shtetërore në Serbi. Sipas Tamara Motrenko nga zyrja e kësaj ndëramrrje për komunikim me publikun, vendosja dhe mirëmbajtja e semaforëve është kompetencë ekskluzive e pushteteve lokale.

“Mundemi të ju informojmë se vendosja dhe mirëmbajtja e sinjalizimit me drita në rrugët shtetërore është obligim i njësive tê vetëadministrimit lokal. Theksojmë se NP “Rrugët e Serbisë” si menaxhues të rrugëve, vetëm parashkruajnë kushtet për projektim dhe japin pëlçimin për projektimin e sinjalizimit ndriçues. Ju lutemi që për të gjitha informacionet e nevojshme për funksionalizimin e semaforëve të i drejtoheni pushtetit lokal në Preshevë.” thuhet në përgjigjen e Tamara Motrenko, bashkëpunëtore profesionale për komunik me publikun në Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Serbisë”.

Sipas kryeshefit të Komunës së Preshevës, Hevzi Ramadani, pushteti aktual po punon në funksionalizimin e semaforëve, por se a do të kryhen ndonjëherë procedurat e nevojshme që semaforët të funksionalizohen, mbetet të shihet. Momentalisht nuk duket ashtu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Preshevës fillon punimet me vonesë

PreshevaPRESS

Nuk ka rivotime në Bujanoc, nuk miratohen ankesat e Koalicionit shqiptar të Luginës

PreshevaPRESS

Video / Arifi ka akuzuar UÇPMB-në se ka arrestuar anëtarë të PVD-së gjatë luftës

PreshevaPRESS