PreshevaPRESS

Pensionohet në pik të karierës teniserja më e mirë e botës

Teniserja më e mirë në botë, Ashley Barty, për habinë e të gjithëve, vendosi të përfundojë karierën.


Edhe pse pritej të vendosej dominimi në vitet e ardhshme, kjo nuk do të ndodhë.

Barty është kampioni aktual i Australian Open, ndërsa vitin e kaluar e fitoi Wimbledon, gjegjësisht Roland Garros në 2019.

“Jam e lumtur dhe gati t’a bëj këtë. E di që në këtë moment në zemrën time, për mua si person, kjo është gjëja e duhur për të bërë,” tha Barty.

I vetmi Grand Slam që Barty nuk arriti të fitonte ishte US Open, ku maksimumi i saj ishte raundi i katërt, në dy raste.

“Nuk isha e sigurt se si ta ndaja këtë lajm me ju, ndaj kërkova nga mikesha ime e mirë (Casey Delaqua) që të më ndihmonte, jam mirënjohëse për gjithçka që më ka dhënë ky sport dhe ndihem krenare dhe e plotësuar. Faleminderit të gjithë ata që më ndihmuan e më mbështetën në këtë rrugëtim. Do të jem gjithmonë mirënjohës për përvojat e jetës që kemi krijuar së bashku”, shtoi australiania.

Rezultati i karrierës së saj është 305 fitore dhe 102 humbje dhe ka fituar gjithsej 23,829,071 dollarë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Novak Djokoviç i anulohet sërish viza australiane

PreshevaPRESS

Habit Federer: Ja 3 gjërat që do të bëj pasi të tërhiqem nga sporti

PreshevaPRESS

Coco Gauff bëhet tenistja më e re në histori që fiton trofeun WTA

PreshevaPRESS