PreshevaPRESS
Beograd, 4. aprila 2022.- Republicka izborna komisija objavila je preliminarne rezultate parlamentarnih izbora, na osnovu 8.007 birackih mesta. Predsednik Republicke izborne komisije (RIK) Vladimir Dimitrijevic i sekretar Srdjan Smiljanic na konferenciji za medije posle sednice RIK. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC bg

KRZ: Shtyhet afati i publikimit të rezultateve të zgjedhjeve për shkak të rivotimit në disa vendvotime

Komisioni Republikan Zgjedhjor ka njoftuar se afatet për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve janë shtyrë për shkak të rivotimeve në disa vendvotime.


Përmes një komunikate të publikuar nga KRZ njoftohet se në përputhje me Ligjin për Zgjedhjen e Deputetëve, komisionet zgjedhore lokale kanë afat 96 orë  nga mbyllja e vendvotimeve për të publikuar raportet përmbledhëse të rezultateve të votimit dhe ky afat skadon të enjten në orën 20:00.

“Mirëpo, i njëjti ligj parashikon që ky afat mundet të shtyhet në rastin e atyre komisioneve zgjedhore lokale në territorin e të cilave përsëriten votimet në ndonjë vendvotim, dhe në atë rast afati prej 96 orësh llogaritet nga mbyllja e vendvotimit ku përsëritet votimi” ka sqaruar KRZ në komunikatë.

Duke pasur parasysh se në web prezantimin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve është publikuar vendimi përmes të cilit do të përsëritet votimi në disa vendvotime të caktuara, njëkohësisht afati për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve do të shtyhet në ato njësi të vetëqeverisjes lokale.

Prandaj, si pasojë prolongohet edhe afati brenda të cilit Komisioni Republikan Zgjedhjor është i obliguar të shpallë rezultatet e përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërnoc

PreshevaPRESS

Kamberi: Partia Daçiqit provokoi në Tërnoc, Odaloviq kërcënoi anëtarët e PDVD-së se do t’i burgosë

PreshevaPRESS

Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Preshevës fillon punimet me vonesë

PreshevaPRESS