PreshevaPRESS

Shaip Kamberi për Euronews Albania: Jemi vetëm 300 vota larg sigurimit të mandatit

Ende ka mundësi që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë një përfaqësues në Parlamentin e Serbisë për katër vjetët e ardhshme.


Shaip Kamberi, i cili ishte deputet mandatin e kaluar, thotë se u duhen edhe 300 vota për të arritur këtë qëllim. Një gjë e tillë, sipas Kamberit mund të arrihet për shkak se janë ende në numërim 1 për qind e votave në nivel shtetëror.

“Akoma nuk është përfundimtare meqenëse kanë mbetur edhe 1 për qind e votave për tu numëruar në nivel të Serbisë. Kemi dy vendvotime në Bujanoc të cilat sot i kemi atakuar për shkak të parregullsive të cilat janë hetuar”, tha Kamberi.

“Lista jonë për 300 vota nuk arrin të fitojë mandatin pra në këtë moment dhe nëse arrijmë t’i anulojmë zgjedhjet në dy vendvotime atëherë ekziston një shpresë që me një mobilizim më të madh do të kemi mundësi të fitojmë një mandat”, shtoi Kamberi për Euronews Albania.

Ai ka dhënë edhe arsyet të cilat sipas tij, mund të lënë shqiptarët pa përfaqësues në kuvendin serb.

“Në masë pasivizimi po e jep rezultatin e vetë gradualisht por tash u pa shumë më seriozisht. Çështja tjetër është migrimi i madh i cili vjen si pasojë e diskriminimit shtetëror të Serbisë dhe e treta si definitive jo vetëm te ne por edhe te listat e pakicave tjera, është dalja e madhe në nivel të Serbisë që e ngrit pragun natyror për listat e pakicave. Ne jemi në garë për një mandat, boshnjakët e Sanxhakut kanë humbur dy mandate, hungarezët kanë humbur katër mandate”, shpjegoi Kamberi.

“Në Luginë të Preshevës mund të vërehet edhe një indiferencë e elektoratit i cili zakonisht është mësuar që në zgjedhjet parlamentare të votojnë krahas zgjedhjeve lokale, kësaj radhe s’ka pasur zgjedhje lokale dhe mobilizimi ka qenë më i vështirë”, theksoi ai.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërnoc

PreshevaPRESS

Kamberi: Partia Daçiqit provokoi në Tërnoc, Odaloviq kërcënoi anëtarët e PDVD-së se do t’i burgosë

PreshevaPRESS

Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Preshevës fillon punimet me vonesë

PreshevaPRESS