PreshevaPRESS

Në pikën kufitare Preshevë-Tabanovc është vendosur tabela “Ballkan i hapur”.

Ministria e Financave e Serbisë ka njoftuar se në hyrje të pikës kufitare Preshevë-Tabanoc është vendosur tabela “Ballkan i hapur”, përmes të cilit veprim përcaktohet vendi që i dedikohet kompanive dhe transportuesve nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me statusin e “subjekt ekonomik i autorizuar.


Ministri i Financave Sinisha Malli tha se nisma e Ballkanit të Hapur synon të përshpejtojë ndjeshëm fluksin e mallrave dhe shërbimeve, të krijojë një treg të vetëm pune dhe kushte më të mira biznesi për kompanitë, shtohet në deklaratë.

Kamionët nuk kanë nevojë të presin me orë të tëra në kufi, por të gjitha procedurat e nevojshme kryhen shpejt dhe me efikasitet. Në këtë mënyrë ne dëgjojmë zërin e ekonomisë dhe ndikojmë në përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit ekonomik në Serbi, shtoi Malli.

Malli përkujtoi se Ballkani i Hapur është i një rëndësie të madhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e ekonomive të shteteve tona  dhe përkujtoi se në kuadër të kësaj nisme janë nënshkruar marrëveshje, të cilat përveç lehtësimit të tregtisë duhet të kontribuojnë edhe në bashkëpunimin në fushën e ushqimit, fitosanitar dhe inspektimit veterinar.

Është nënshkruar një marrëveshje që do të mundësojë futjen e një leje të vetme pune ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha Ministri më tutje.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Video / Në Mitrovicë hapet kafeneja ku edhe gratë luajnë me gurë deri gati në syfyr

PreshevaPRESS

Në Serbi vazhdohet kohëzgjatja e vendimit për kufizimin e karburanteve deri në fund të prillit

PreshevaPRESS

Kosova heq nga tregu disa produkte Kinder, shkak bakteri salmonela

PreshevaPRESS