Qeveria e Serbisë në seancën e sotme miratoi ndryshimet në Vendimin për kufizimin e çmimit të derivateve, i cili do të jetë i vlefshëm deri më 30 prill, njoftoi Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit.
Sipas një njoftimi në llogarinë e Ministrisë në Instagram, ndryshimet janë bërë për të parandaluar ndryshime të mëdha në treg.
Ministrja Tatjana Matiq në njoftimin e publikuar në llogarinë e Ministrisë në rrjetin shoqëror Instagram ka theksuar se kjo masë do të kontribuojë në ruajtjen e mëtejshme të stabilitetit të tregut në përputhje me standardin jetësor të popullatës.