PreshevaPRESS
Fotot ilustrim / Foto: N1

Rivotim në Preshevë / Lista e të gjitha vendvotimeve ku do të përsëriten votimet

Data 16 prill është vendosur për ditën gjatë së cilës do të përsëritet rivotimi në njêsitë ku ka pasë parregullsi.


Votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të përsëritet në gjithsej 73 vendvotime, ndërsa për ato lokale në Beograd do të rivotohet në gjashtë vendvotime.

Numri i votuesve në vendvotimet ku përsëriten zgjedhjet presidenciale të shtunën, më 16 prill, është 28.687, në vendvotimet për zgjedhjet parlamentare është 32.181, ndërsa për zgjedhjet në Beograd 8.643.

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) ka vendosur që proçesi i votimeve për zgjedhjet parlamentare të përsëritet në 54 vendvotime derisa për zgjedhjet presidenciale në 35 vendvotime.

Në listën e vendeve ku do të organizohet rivotim për zgjedhjet parlamentare dhe atyre presidenciale, është edhe vendvotimi nr. 18 në komunën e Preshevës.

Foto:N1

Edhe pse Koalicioni i shqiptarëve të Luginës ka parashtruar ankesë për dy vendvotime në komunën e Bujanocit, ku edhe ka kërkuar që votimi të përsëritet, këto dy vendvotime nuk janë në kuadër të kësaj liste.

Komisioni Republikan Zgjedhor momentalisht është duke diskutuar dhe shqyrtuar ankesat e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës për dy vendvotimet në komunën e Bujanocit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërnoc

PreshevaPRESS

Kamberi: Partia Daçiqit provokoi në Tërnoc, Odaloviq kërcënoi anëtarët e PDVD-së se do t’i burgosë

PreshevaPRESS

Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Preshevës fillon punimet me vonesë

PreshevaPRESS