PreshevaPRESS

Shfaqet premiera e filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq”

Në ambientet e kafiterisë “Kafja e Vogël” që gjendet në qendër të Preshevës, u shfaq premiera e filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq”.


“E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” është filmi dokumentar që u promovua dje në mbrëmje në kafeterinë “Kafja e Vogël” në Preshevë. Dokumentari trajton temën e migrimit të madh të të rinjve si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike e shoqërore në Preshevë, ka shpjeguar Shkodran Ismaili, skenaristi i dokumentarit.

Dokumentari synon të ndikojë tek të rinjtë e Preshevës duke i motivuar ata të mbeten në Preshevë edhe pse është sfidë e madhe, tha mes tjerash Shkëlzen Limani, bashkëpunëtor në realizimin e filmit dokumentar.

Të pranishmit në premierën e filmit dokumentar thanë se janë befasuar pozitivisht nga puna e të rinjve që kanë realizuar këtë dokumentar.

Përkundër faktit se realizimi i filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” është kontribut i punës vullnetare të ekipit realizues, producenti dhe regjisori i filmit dokumetar, Flamur Osmani ka thënë se nuk i ka ndalë as moti i keq që të punojnë për katër muaj rresht.

Dokumentari “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” do të publikohet në rrjetet sociale ku edhe secili që dëshiron mundet ta shikojë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Vdes Vjosa Berisha

PreshevaPRESS

Udhëheqësi i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë kërcnon aktoren Salihu: Do ta kontestoj në gjykatë vendimin e punës

PreshevaPRESS

Aktorja e Teatrit të Preshevës: Duhet reaguar zëshëm kundër atyre që nuk dinë dhe nuk duan të zhvillojnë Preshevën

PreshevaPRESS