PreshevaPRESS

Organizata “Iniciativat Qytetare” nga Beogradi ka hapur konkurs për punë praktike në mediat lokale

Organizata “Iniciativat Qytetare” nga Beogradi, ka hapur konkurs për praktikantë nëpër mediat lokale në Preshevë, Bujanoc, Vrajë dhe Leban.


Përmes një postimi në faqen e saj në internet dhe në llogaritë nëpër rrjetet sociale, organizata “Iniciativat Qytetare” ka fruar të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të sfidojnë veten në fushën e mediave, të aplikojnë për punë praktike dymujore nëpër mediat lokale në këto katër komuna.

Në njoftim thuhet se puna praktike në mediat lokale do të zgjasë dy muaj.

Në vazhdim thirrja për aplikim e publikuar nga organizata “Iniciativat Qytetare” në internet: 

Mundësi e re për të rinjtë në Vranjë, Bujanoc, Leban dhe Preshevë:

Provoni veten su gazetar/e!

Nëse gazetaria ju duket si profesiin emocionues dhe dëshironi të provoni veten në:

✍️ gazetarinë e shkruar,
🎤raportinim në terren,
🤳MOJO (Gazetaria celulare,
📱drejtimin e rrjeteve sociale në media,
💡inicimin dhe mbulimin e temave që janë të përshtatshme me bashkëmoshatarët tuaj;

Atëherë shfrytëzojeni këtë mundësi dhe aplikoni për një praktikë dymujore në një media lokale!

Plotësoni pyetësorin në linkun që vijon dhe bëhuni gati për një eksperiencë të re!
⬇️⬇️⬇️
https://forms.gle/zLsrKt95C1M5PmBr5

ARTIKUJT E NGJASHËM

Parashikimi i motit për këtë javë

PreshevaPRESS

Historia e gënjeshtrave dhe shakave të 1 prillit

PreshevaPRESS

Çmimi i ri i karburanteve – përcaktohet sa do të kushtojnë benzina dhe nafta gjatë javës vijuese

PreshevaPRESS