PreshevaPRESS

Udhëheqësi i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë kërcnon aktoren Salihu: Do ta kontestoj në gjykatë vendimin e punës

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, ka reaguar në facebook, në lidhje me rastin e aktores Egzona Salihu.


Mëngjesin e sotëm, aktorja preshevare Egzona Salihu, ka njoftuar publikun se më nuk do të ngjitet në skenën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë si aktore, për shkak të një denimi të shqiptuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni ndaj saj.

Ajo ka treguar se ende nuk ka të zgjidhur vendin e punës, derisa denimin e ka cilësuar të padrejtë dhe pabazë.

Reagimi i aktores Salihu ka nxitur përgjigjen e ushtruesist të detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, i cili ka hedhur poshtë gjitha ato që Salihu ka shkruar në reagimin e saj.

“Pas reagimit të pa bazë të puntores znj. Egzona Salihu në profilin e saj në fb. e cila po tenton të më njollos dhe të manipulojë në opinion, e pashë të arsyeshme që ti njoftoj qytetarët preshevarë e më gjërë në lidhje me realitetin.” ka shkruar Sadriu në reagimin e tij të publikuar në facebook.

Ai më tutje shkruan se problemin rreth vendit të punës dhe rradhitjen e Egzona Salihu në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, e ka të trashiguar nga udhëheqjet e mëhershme të këtij institucioni, dhe se deklarata e aktores se për mungesën e sajë ka qenë i njoftuar, përbën shpifje.

Në lidhje me këtë, udhëheqësi i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, ka kërcnuar aktoren se do ta shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së kontratës për angazhimin e saj përmes procedurave gjyqësore.

“Arsyeja se pse është denuar me 20% heqje nga paga, Znj. në fjalë është pasi që nuk është paraqitur në punë fare, edhe atë më datë 13-14.06.2022 dhe unë si U.D së drejtorit nuk kam qenë në dijeni se ku ndodhet ,dhe nuk ka sjellur dëshmi për mungesën e saj në punë znj. Egzona Salihu.” ka shkruar Sadriu.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” nga Presheva, Kujtim Sadriu, të publikuar në llogarin e tij në rrjetin shoqëror facebook.

REAGIM

Pas reagimit të pa bazë të puntores znj. Egzona Salihu në profilin e saj në fb. e cila po tenton të më njollos dhe të manipulojë në opinion, e pashë të arsyeshme që ti njoftoj qytetarët preshevarë e më gjërë në lidhje me realitetin.

Fillimisht zonj. në fjalë ka krijuar marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar në vendin e punës, puntore për “Ndriçimin e Shtëpisë së Kulturës” në kundërshtim me ligjin edhe ate:

-pa pëlqimin e komisionit për plotësim të vendeve të lira të punës e cila është e përcaktuar me Rregulloren për procedurën e marrjes së pëlqimit për punsime të reja dhe angazhim shtesë në punë për shfrytëzimin e mjeteve publike
(“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 159/2020)
-dhe pa shpalljen e konkursit publik.

Arsyeja se pse është denuar me 20% heqje nga paga, Znj. në fjalë është pasi që nuk është paraqitur në punë fare, edhe atë më datë 13-14.06.2022 dhe unë si U.D së drejtorit nuk kam qenë në dijeni se ku ndodhet ,dhe nuk ka sjellur dëshmi për mungesën e saj në punë znj. Egzona Salihu.

Zonja në fjalë në shkrimin e saj qenka munduar t‘më njollos duke shpiftur se:
“U.D.Dejtori jo vetëm që ka qenë i njoftuar por edhe i ftuar në shfaqejen e parë të dramës “Fishkëllima në errësirë” në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë” !

Gjë që nuk është e vërtetë ku edhe këtë e vërteton më së miri deklarata e saj me drejtëshkrim të përkryer të datës 16.06.2022, dhe që unë nuk kam pranuar asnjë ftesë nga askush.

Pasi që jam i kalitur për të triumfuar në këso beteja të drejta, padyshim se do të inicoj padi pran Gjykatës Themelore në Bujanoc për shpifje dhe dëmtim të imazhit.
Poashtu do ta kontestojmë pran organeve vendimi e punës në kohë të pacaktuar nr.71/21 të datës 06.04.2021 i cili është në kohë të pacaktuar.

Për t’ia kujtuar zonjës në fjalë, angazhimi i aktorëve në ndonjë teatër tjetër duhe bërë me akte ligjore e jo me fjalë e kopalla e marrveshje të kafeneve!

Dhe se e sygjeroj të mësoj më shumë për funksionimin dhe respektimin e hirarkisë e mbi të gjitha kodin e sjelljes.

Për fund, dua të them se bota ka vazhduar dhe vazhdon të funksionoj edhe pa të deleguarit e Zotit, pa dyshim se edhe Shtëpia e Kulturës dhe Tetatri i Preshevës do të funksionojë pa Kujtim Sadriun dhe Egzona Salihun. Dhe ka aktore që do të ngjitete në skenë, pa merak.

Puna duhet të respektohet. PIKË. Parimi im nuk është hakmarrja, por parimi im është respektimi i ligjit dhe të kryej punën me nderë.

Foto: facebook/Kujtim Sadriu

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kanë filluar përgatitjet për shfaqen e re të Teatrit të Qytetit të Preshevës

PreshevaPRESS

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS