Edhe pse për shkak të angazhimit të saj në Maqedoninë e Veriut u ballafaqua me probleme në punë, aktorja nga Presheva, Egzona Salihu po vazhdon të bashkëpunojë me Teatrin Shqiptar në Kumanovë.
Së fundmi përmes një postimi në faqen e Teatrit Shqiptar të Kumanovës në rrjetin shoqëror facebook, është publikuar lajmi se kanë filluar përgatitjet e shfaqes së re “Lavirja e denjë për rrespekt” me autor Jean-Paul Sartre, nën regjinë e Kaltrina Tefikut.
Kujtojmë se javë më parë aktorja nga Presheva, Egzona Salihu, u ballafaqu me probleme në punën e përditshme në kuadër të Shtëpisësë Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, për arsye të mungesës në punë gjatë ditës kur po shfaqej premiera e shfaqes në të cilën ajo ishte pjesë.