PreshevaPRESS
Shutterstock

Çmimet e reja për derivatet, çmimi i euro dizeli mbetet i njejtë derisa benzina për 2 din. më lirë

Ministria e Tregtisë, Turizmit dbe Telekomunikacionit ka publikuar çmimet e derivateve për shtatë ditët e ardhshme.


Euro dizel do të kushtojë maksimumi 218 dinarë për shtatë ditët e ardhshme, ndërsa çmimi maksimal i benzinës Euro premium BMB 95 do të jetë 203 dinarë, njoftoi Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit. Këto çmime do të vlejnë deri të premten e ardhshme, kur ministria do të publikojë një listë të re çmimesh.

Në shtatë ditët e kaluara euro dizel ka qenë 218 dinarë, ndërsa benzina Euro Premium BMB 95,205 dinarë. Kjo do të thotë se çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, ndërsa benzina është bërë më e lirë për dy dinarë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Regjisori me prejardhje nga Presheva i sjell edhe një çmim ndërkombëtarë Kosovës

PreshevaPRESS

Rritet çmimi i polisës së obligushme të sigurimit për automjetet

PreshevaPRESS

Stuhia diellore nesër do të godasë Tokën

PreshevaPRESS