PreshevaPRESS

Meraklit e biçikletave organizojnë “Bike Tour Lugina”

Me datë 31 korrik, ditë e diel, komuniteti kosovar i njohur me emrin “Merakli t’Biciklave” organizojnë aktivitetin “Bike Tour Lugina”.


Anëtarët e komunitetit “Merakli t’Biciklave do të udhëtojnë me autobus nga Prishtina deri në Preshevë, e më pas do pedalojnë rreth qytetit thuhet në njoftimin e këtij aktivitetit.

Në vazhdim po ju sjellim njoftimin e plotë në lidhje me këtë aktivitet:

Në kuadër të aktiviteteve të përjavshme grupi i çiklizmit Marakli t’Biciklave organizon aktivitetin e radhës me biçikleta ”Bike Tour Lugina” nga Prishtina në drejtim të Luginës së Preshevës, territor ky i cili gjendet në pjesën lindore të Kosovës.

Guida

Ne takohemi prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë në ora 8:00 (e preferueshme të jeni prezent së paku 15 minuta më herët).

Këtë herë udhëtimi nga Prishtina deri në Luginën e Preshevës do të bëhet me autobus, ndryshe nga zakonisht,biçikletat e pjesëmarrësve do të barten në bagazhin e autobusit.

Aktiviteti organizohet në bashkpunim me Komunën e Preshevës si dhe do të asistohet nga Policia e Preshevës.
Pas arritjes në Preshevë do të pritemi nga zyrtarët e kësaj Komune dhe qytetar ku bashkarisht do të pedalojm rreth qytetit.

– [ ] Numri i pjesëmarrësve për këtë aktivitet është i limituar, andaj të drejt për pjesëmarrje kanë vetëm antarët të cilët janë të antarësuar me kartelën e Marakli t’Biciklave.

Linku për antarësim:
https://www.ojq-mb.al/membership

Lusim antarët të interesuar për pjesëmarrje, që ta konfirmojn pjesëmarrjen e tyre së paku 4 ditë para datës së fillimit të aktivitetit. Në menyrë që të verifikohet dhe kompletohet dokumentacioni i secilit pjesëmarrës për kalimin e pikës kufitare pa ndonjë problem!

Për pjesëmarrësit udhëtimi me autobus vajtje-ardhje është falas, si dhe pije dhe ushqim pas përfundimit të aktivitetit.

E RËNDËSISHME

Çiklistët pa helmeta nuk do të pranohen në bashkëudhëtim!

Lusim antarët që t’i respektojn udhëheqësit e guidës , si dhe t’i përmbahen rregullave të grupit.

Për shkak të sigurisë së pergjithshme në trafik dhe distancës, mosha e lejuar për pjesëmarrje është +18 si dhe leternjoftim dhe pasaportë valide të Republikës së Kosovës!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Boksieri Leonid Berisha shpallet kampion në Zvicër

PreshevaPRESS

Rrëfimi i rekordmenit më të ri botëror, Mensur Hyseni nga Presheva

PreshevaPRESS

Laura Fazliu mposhtë xhudisten Anja Obradoviq

PreshevaPRESS