PreshevaPRESS

Ftohet për 1 gusht seanca konstituive e Parlametit të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka ftuar seancën konstituive të mbledhjes së re të Kuvendit për të hënën, më 1 gusht, në ora 10:00.


Në njoftimin e Kuvendit të Serbisë, thuhet se Daçiq ka thirrur seancën e parë të Kuvendit të Republikës së Serbisë në përbërjen e trembëdhjetë, dhe në rendin e ditës është caktuar: verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Kuvendit Kombëtar, emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit Kombëtar, zgjedhja e anëtarëve të trupave punues dhe delegacioneve të përhershme parlamentare në institucionet ndërkombëtare.

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Pas konstituimit të Parlamentit dhe verifikimit të mandateve parlamentare, Kuvendi Kombëtar ka një afat prej 90 ditësh për të zgjedhur Qeverinë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri

PreshevaPRESS

Aksidenti tragjik në Kroaci – shkon në 12 numri i të vdekurve

PreshevaPRESS

Murati: Problemi i Veriut zgjidhet në Lindje të Kosovës

PreshevaPRESS