PreshevaPRESS
Foto: Drejtoria doganore e Republikës së Serbisë

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro në vendkalimin kufitar të Preshevës

Doganierët, në bashkëpunim me policinë, më 26 korrik 2022 në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë penguar tentativën për kontrabandim të më shumë se 100 mijë eurove të fshehura në një qese me ushqime.


Vepra penale u zbulua kur në dalje të Serbisë gjatë mbrëmjes ka arritur në dalje të vendit një automjet “JEEP WRANGLER JK UNLIMITED” me targa gjermane, në të cilin një shtetas i huaj dhe bashkëshortja e tij po udhëtonin drejt Greqisë.

Në pyetjen e zakonshme të doganierit, pasagjeri mohoi se kishte diçka për të deklaruar.

Por, gjatë kontrollit doganierët fillimisht kanë zbuluar mbi 22 mijë euro në çantën personale të shoferit, për çka ka vazhduar kontrolli i detajuar.

Pak kohë më vonë, 80 mijë euro të tjera u zbuluan në një çantë me ushqime për udhëtimin, e cila ndodhej para ulses së pasagjerit.

Vlen të theksohet udhëtarëve se sasia e parave të lejuar për të udhëtuar jashta vendit nuk ka ndryshuar dhe se bëhet fjalë për një shumë të njohur prej 10 mijë eurosh, derisa gjithçka mbi këtë shumë duhet të deklarohet si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri

PreshevaPRESS

Aksidenti tragjik në Kroaci – shkon në 12 numri i të vdekurve

PreshevaPRESS

Murati: Problemi i Veriut zgjidhet në Lindje të Kosovës

PreshevaPRESS