PreshevaPRESS

Nga 1 gushti askush me dokumente të Serbisë nuk mund të hyjë në Kosovë

Nga e hëna e 1 gushtit, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë nga pikë kalimet kufitare tokësore apo ato ajrore do të pajisen me një “dokument hyrje/dalje”, në të kundërtën ata nuk do të mund të futen në vend me dokumente të Serbisë.


Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës e miratuar nga mbledhja e 85-të të saj, në të cilën qytetarët serb  të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror me dokumente të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë nga data 1 gusht obligohen të pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Përmes këtij vendimi, Kosova ka bërë të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe brenda territorit të saj, si masë reciprocitetit ndaj Beogradit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 85-të kishte miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” për të gjitha automjetet e pajisura me targat ilegale, si de vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Vendimi në fjalë ishte kritikuar me tone të ashpra nga pala serbe.

Udhëheqësit serb, vendimin e kishin cilësuar si një presion dhe provokim të radhës ndaj serbeve të cilët jetojnë në Kosovë.

Për këtë ata kishin kritikuar edhe qasjen dhe heshtjen e Bashkimit Evropian.

Pas këtij vendimi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogu, i cili ishte paralajmëruar të mbahet në javën e dytë të korrikut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri

PreshevaPRESS

Aksidenti tragjik në Kroaci – shkon në 12 numri i të vdekurve

PreshevaPRESS

Murati: Problemi i Veriut zgjidhet në Lindje të Kosovës

PreshevaPRESS