PreshevaPRESS

Policia rrugore nga sot do të përdorë sistemin e ri për matjen e shpejtësisë nëpër autostrada

Administrata e policisë rrugore ka njoftuar se sot do të fillojë me sistemin e zgjeruar dhe të përmirësuar matjen e shpejtësisë mesatare në të gjitha magjistralet në Serbi.


Siç njofton MPB, policia do të masë shpejtësinë mesatare në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Rrugët e Serbisë” .

“Në fazën e parë të këtij projekti është planifikuar që shpejtësia mesatare të matet në rreth 50 seksione të rrugëve në tërë Serbinë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Përveç matjes së shpejtësisë, me përdorimin e sistemit të ri do të mund të përcaktohet nëse ngasësit dhe pasagjerët në automjet përdorin rripin e sigurimit, si dhe nëse vozitësit e përdorin telefonin celular në mënyrë të paligjshme gjatë vozitjes.

“Me ndihmën e këtij sistemi do të krijohen kushte për përmirësim shtesë të sigurisë në komunikacion në territorin e Serbisë. “Në pesë vitet e fundit, mesatarisht 40 përdorues të rrugës kanë humbur jetën në vit në aksidente trafiku që kanë ndodhur në autostrada dhe shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion ka qenë vozitja me shpejtësi të papërshtatshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Administrata e policisë rrugore do të vazhdojë të kontrollojë shpejtësinë në periudhën në vijim, me ndihmën e radarëve dhe përgjuesve të dorës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri

PreshevaPRESS

Aksidenti tragjik në Kroaci – shkon në 12 numri i të vdekurve

PreshevaPRESS

Murati: Problemi i Veriut zgjidhet në Lindje të Kosovës

PreshevaPRESS