PreshevaPRESS

Formohet grupi parlamentar “Rajonet evropiane – Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Presheves”

Në Parlamentin e Serbisë sot është formuar grupi parlamentar i përbërë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, Së bashku për Vojvodinën dhe SDA Sanxhak, i quajtuar “Rajonet evropiane”.


„Grupi i ri i deputetëve në këtë seancë parlamentare është i vetmi në të cilin ka vetëm deputetë nga listat e pakicave”, tha Shaip Kamberi për portalin Bujanovaçke.

Ai shtoi se grupi parlamentar do të quhet “Rajonet evropiane – Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës” dhe se do të luftojnë për liri dhe barazi.

“Së bashku për Vojvodinën” ka dy mandate dhe në Parlament përfaqësohet si një listë e pakicës kroate në Vojvodinë, ndërsa SDA e Sanxhakut si listë e një pjese të boshnjakëve të Sanxhakut.

Shefi i grupit të ri parlamentar është Aleksandar Olenik nga lista kroate, ndërsa pas dy vitesh postin e kreut do ta marrë deputeti aktual Enis Imamoviq që përfaqëson listën SDA Sanxhak.

Lista e Vojvodinës ka dy deputetë, po aq sa edhe SDA e Sanxhakut, ndërsa Kamberi është i vetmi përfaqësues shqiptar në parlament.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Live Blog: Vazhdojnë zjarret në Corroticë, në terren helikopteri i MPB për fotografim

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillojnë “Ditët e mërgatës 2022”, në ceremoni mungon Shqiprim Arifi

PreshevaPRESS

Qeverisjes lokale në Preshevë pritet të i bashkohet edhe një parti politike

PreshevaPRESS