PreshevaPRESS

Live Blog: Vazhdojnë zjarret në Corroticë, në terren helikopteri i MPB për fotografim

Zjarret të cilat dje kapluan malin e fshatit Corroticë, po vazhdon të shpërndahet në anën e Shoshajës së Epërme. 


05.08.2022 / 17:54 – Zjarre të mëdha kanë kapluar pjesën malore të Corroticës, të njohur në popullatën lokale me emërtimin “te pishat” dhe një pjesë të fushave mes magjistrales dhe rrugës dytësore Preshevë – Bujanoc në afërsi të pagesës rrugore në hyrje të Preshevës. Derisa banorët në afërsi të zjarrit afër pagesës rrugore nuk rrezikohen, ata të Corroticës janë mobilizuar për të fikur zjarret, por njëkohësisht shprehen të shqetësuar pasi që zjarret janë afruar afër pjesës së banueshme.

05.08.2022 / 18:25 – Banorët e Corroticës kanë dalë nëvend të ngjarjes dhe po tentojnë me mundësitë vetanake të cilat posedojnë nëpër shtëpi, tësigurojnë që zjarri mos të zgjërohet deri te pjesa e banueshme ku edhe rrezikohen shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu kanë apeluar për ndihmë.

05.08.2022 / 19:02 – Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dalur në vend të ngjarjes nga i cili vend ka publikuar një video duke pritur automjetet e shërbimit të zjarrfiksave për të filluar shuarjen e zjarreve dhe duke i treguar se kah duhet filluar.

05.08.2022 / 19:52 – Nova S rreth orës 20:00 ka lajmëruar se Qeveria e Kosovës do të dërgojë helikopter për të ndihmuar zjarrëfiksit në shuarjen e zjarrit nga ajri.

05.08.2022 / 20:09 – Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka dalur në vend të ngjarjes për të u solidarizuar me banorët e Corroticës. Ajo mes tjerash ka ftuar autoritetet lokale që në koordinim me Shtabin për situata të jashtëzakonshme të ndërmarrin masa që kjo situatë të kalohet me sa më pak dëme.

05.08.2022 / 21:34 – Këshilli komunal i Komunës së Preshevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e komunës së Preshevës, derisa ka mobilizuar institucionet lokale si ndërmarrja publike “Moravica” dhe Drejtorati për investime, punë komunale dhe ndërtimore që të sigurojnë ndijmën dhe kushtet e nevojshme.


Foto: fb/ ShqiprimArifi

06.08.2022 / 09:20 – Mbi Preshevë shihen helikopter të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, të cilët janë kyçur në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar malet e Corroticës.

06.08.2022 / 11:10 – Zjarrfikësit në Preshevë kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në vendbanime dhe nuk ka pasur të lënduar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë.

Zjarri është shuar nga 65 zjarrfikës me 26 automjete, si dhe janë angazhuar 11 pjesëtarë të njësisë së helikopterëve me tre avionë, thuhet në MPB. Kanë qenë të angazhuar edhe anëtarë të dy ndërmarrjeve me dy cisterna.

Zjarrfikësit kanë nisur që nga mbrëmja e djeshme për shuarjen e zjarrit, i cili ka përfshirë një luginë të ulët, bar dhe pyll në zonën e fshatrave Crnoticë dhe Rajincë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Delegacion nga Berni i Zvicrës vizitojnë komunën e Bujanocit

PreshevaPRESS

Pas politikës përçahet edhe komuniteti i një sektori të ndërmarrësisë

PreshevaPRESS

Komuna e Preshevës dhe ajo e Bujanocit mbeten pa energji elektrike ditën e ejte

PreshevaPRESS