PreshevaPRESS

Ambasadori i SHBA: Edhe pse shumë janë të zhgënjyer që dje nuk ka pasur marrëveshje, rezultati është pozitiv

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi sot se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që nuk ka pasur përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dje në Bruksel, rezultati i atyre bisedimeve ishte ende pozitiv.


“Ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel dje. Ka pasur shumë diskutime, takime, negociata. Është e qartë se të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se ato bisedime rezultuan me zhvillime pozitive”, tha Hill në një video-mesazh të dërguar në Tanjug.

Ai theksoi se është e qartë se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë dhe se ka një mirëkuptim të përbashkët për çështjet, si dhe “kimi të mirë”.

Kjo, beson ai, do të ndihmojë për të arritur përparim.

“Është e qartë se pala serbe ka ardhur në bisedime me frymë pozitive. Ata kanë punuar shumë për këtë çështje, janë përgatitur për të biseduar dhe negociuar, me qëllim të përparimit”, tha ai.

Hill tha se kjo është e rëndësishme jo vetëm për bisedimet e ardhshme për Kosovën, por përgjithësisht për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.

“Ne kemi shumta të përbashkëta për bashkëpunim. Jo çdo gjë që bëjnë SHBA dhe Serbia së bashku duhet të lidhet me Kosovën,” tha ai.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

PreshevaPRESS

Albin Kurti në krye të LVV’së edhe për 4 vitet e ardhshme

PreshevaPRESS

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

PreshevaPRESS