PreshevaPRESS

125 persona të zhdukur në Kosovë në 7 muaj, rastet e denoncuara në Polici

125 persona janë raportuar si të zhdukur që nga fillimi i vitit në Kosovë. Rastet janë denoncuar nga familjarët në Polici.


“Për periudhën 1 janar-31 korrik 2022, në polici janë evidentuar 125 raste të zhdukjeve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës.

KosovaPress mëson se shumica e këtyre rasteve kanë qenë të mitur dhe se i takojnë komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjipitianë.

Ekspertë të sigurisë thonë për KosovaPress, se institucionet duhet të ndërmarrin masa për parandalimin e këtyre rasteve.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thotë se këto raste janë vështirë të parandalohen, meqë të miturit largohen nga shtëpia pa pëlqimin e prindërve.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë Avni Islami kërkon nga institucionet që të ndërmerren masa dhe të parandalohen rastet kur prindërit nuk dinë se ku i kanë fëmijët.

“Secili individ që nuk është në mesin e familjarëve të tyre është brengësose për familjen, shoqërinë dhe për shtetin. Pra, në këtë drejtim duhet të punojnë më shumë institucionet e sigurisë të Kosovës, ata që merren me këto raste. Dhe të bëhet identifikimi sa më parë, vendndodhja e tyre dhe në këtë mënyrë që të gjendet sa më parë ata persona që janë zhdukur ose nuk janë lajmëruar që sa kohë në familjet e tyre”, deklaron ai.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

PreshevaPRESS

Albin Kurti në krye të LVV’së edhe për 4 vitet e ardhshme

PreshevaPRESS

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

PreshevaPRESS