PreshevaPRESS

Sulmi i rusëve në uzinën e Gramshit në Shqipëri, gjithçka që dihet deri më tani

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh, nga dy ushtarë u sulmuan nga dy shtetas rusë dhe një ukrainase.


Mësohset se në afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.

Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Ministria e Shëndetësisë: Dy ushtarët në gjendje të stabilizuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy ushtarët që ranë pre e sulmit në uzinën  e Gramshit, ndodhen në gjendje të stabilizuar tek spitali ‘Nënë Tereza’.

Reagimi i ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.

Të dyshuarit për spiunazh në Shqipëri kanë arritur 3 javë më parë

Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi të cilët u përfshinë në incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, kanë hyrë në Shqipëri 3 javë më parë. Sipas raportimeve të Euronews Albania një prej tyre, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet” ka hyrë nga porti i Durrësit, ndërsa dy të tjerët nga aeroporti i Rinasit.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Peleshi: Rusët që hynë në uzinën e Gramshit i kishim nën vëzhgim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se 3 shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainas që u kapën teksa tentonin të hynin në uzinën e Gramshit ishin nën vëzhgim nga agjencia shqiptare e inteligjencës.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania Ortenaca Budlla, nëse shteti shqiptar kishte pasur dijeni lidhur me aktivitetin e këtyre shtetasve, të cilët siç kanë dëshmuar banorët e fshatit ku ndodhet uzina, janë dukur disa herë në këtë zonë me automjetin e tyre, Peleshi tha se kishin informacione rreth 3 të ndaluarve.

Ministri theksoi se Agjencia shqiptare e inteligjencës ka qenë në dijeni dhe i ka ndjekur lëvizjet e 2 rusëve dhe ukrainasit.

Kush është rusja që mori pjesë në sulmin në uzinën e Gramshit

Svetlena Timofoeva, 33-vjeçarja ruse u arrestua bashkë me dy shtetas të tjerë nga të cilët njëri rus dhe tjetri ukrainas pas incidentit të një dite më parë në uzinën e armëve në Gramsh.

33-vjeçarja u arrestua jashtë rrethimi të uzinës bashkë me ukrainasin 25-vjeçar në makinën me të cilën të tre shtetasit udhëtonin.

Në rrjetet sociale 33-vjeçarja njihet me emrin Lana Sator, blogere dhe fotografe e zonave ushtarake të braktisura. Foto të objekteve apo armëve të vjetra ushtarake shihen kudo në profilin e saj në Instagram.

Në dëshminë e tyre në polici, dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas të kapur pasditen e së shtunës teksa tentonin të hynin në uzinë e armëve  në Gramsh i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Kush qëndron pas këtij blogu?

Kush i financon të gjitha këto udhëtime? Si i gjeni këto vende? Ku janë aventurat e ardhshme dhe si mund të mbështeten ato? A mund të blej reklama në blogun tuaj?

Shpesh marr pyetje si kjo – dhe vazhdoj ta shoh blogun tim të referuar diku në internet si “projekti i fotografisë Lana Sator” – edhe pse @lanasator është vetëm një person. Unë udhëtoj shumë, vetëm kështu – blej biletat, gjej një vend për të qëndruar, kap çantën e shpinës dhe nis rrugën! Këtë e bëj prej më shumë se 15 vitesh.

Blogu im nuk sponsorizohet nga ndonjë inteligjencë e huaj, për të cilën do të përpiqesha të gjeja dhe të tregoja vende të ndryshme të harruara. Të gjitha pajisjet janë të miat, askush nuk më jep kamerën dhe nuk më thotë se çfarë të shkrep.

Meqë ra fjala, ka një mënyrë për të mbështetur blogun tim pa rezervuar guida ose pa blerë printime – thjesht tregoni miqve tuaj për faqen time. Në fund të fundit, ju jeni abonuar tek unë sepse është interesante- po sikur të mos jetë vetëm për ju?

Nëse ju pëlqen diçka këtu, thjesht postoni ose fotografoni çdo postim në story ose në ndonjë rrjet tjetër social me një link aktiv në llogarinë time”.

The Moscow Times për incidentin në Gramsh: “Rama i konsideron spiunë rus”

Mediat ruse kanë pasqyruar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku dy shtetas nga Rusia dhe një nga Ukrain janë arrestuar pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

“Rusë dhe ukrainas arrestohen pasi u përpoqën të hyjnë në uzinën ushtarake në Shqipëri”, është titulli i artikullit të The Moscow Times.

Në shkrim, thuhet se dy ushtarë shqiptarë janë plagosur nga tre shtetasit, teksa ata përpiqeshin që të hynin në uzinë, teksa gjithashtu është theksuar edhe deklarata e kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se rusët dhe ukrinasja dyshohen për spiunazh.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

PreshevaPRESS

Albin Kurti në krye të LVV’së edhe për 4 vitet e ardhshme

PreshevaPRESS

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

PreshevaPRESS