PreshevaPRESS
Beograd, 21. avgusta 2022 - Obracanje javnosti predsednika Srbije Aleksandra Vucica nakon sastanka sa predstavnicima Srba sa Kosova i Metohije, sa kojima je razgovarao o pregovorima vodjenim u Briselu. FOTO TANJUG/ VLADIMIR SPORCIC/bs

Vuçiq në konferencë për media: Kurti kërkoi marrëveshje për gjashtë pika

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova se “mesazhi kyç, pa marrë parasysh çfarë, sido që të jetë, është se kolonat e refugjatëve nuk do të përsëriten”.


“Ideja e tyre është që të shkojnë për një marrëveshje të përgjithshme prej gjashtë pikash”, ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në konferencën për media që mbajti sot rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ata duan që ne t’i njohim pavarësinë e shtetit, të paguajmë dëmshpërblimet e luftës dhe të rishqyrtojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani.

Vuçiq më pas ka renditur gjashtë pika të marrëveshjes së kërkuar nga Kurti në Bruksel me shpjegime shtesë:

1. Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe (njohja reciproke dhe refuzimi, hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare)

2. Zgjidhja e problemeve nga e kaluara (personat e pagjetur, konstatimi dhe zgjidhja e problemeve të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës publike private dhe kthimi i artefakteve dhe çdo artefakti tjetër të vjedhur prej Serbisë nga Kosova dhe në fund reparacionet e luftës që Serbia duhet paguaj)

3. Bashkëpunimi në të ardhmen

4. Reciprociteti në të drejtat e njëjta për shqiptarët në Luginën e Preshevës me ato që kanë serbët në veri.

5. Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, dhe siç tha Vuçiq, kjo më së shumti i referohet asaj që Prishtinës nuk i pëlqen – para së gjithash, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

6. Marrëveshja përfundimtare.

Vuçiq tha gjithashtu se kanë folur për ditët e tyre në histori.

– Përmendën 1989-ën dhe heqjen e autonomisë së shqiptarëve në Kosovë, pastaj 1999-ën dhe çlirimin, e kaluan 2004-ën, pastaj shkuan në 2008 dhe arritën në 2011. Data e pestë është viti 2012, me të cilën kanë dashur të thonë se nga atëherë e tutje vendimet e tyre i marrin dhe se mund t’i zbatojnë postulatet e Kosovës së pavarur – theksoi Vuçiq.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

PreshevaPRESS

Albin Kurti në krye të LVV’së edhe për 4 vitet e ardhshme

PreshevaPRESS

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

PreshevaPRESS