PreshevaPRESS

Serbia vendos në pikat kufitare deklaratën për lejimin e letërnjoftimeve të Kosovës

Në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare, që nga mëngjesi i sotëm, janë vendosur deklaratat e paralajmëruara siaps marrëveshjes për lëvizjen e lirë.


Dokumentacioni i quajtur nga Serbia “deklaratat e mohimit” janë dygjuhëshe, në serbisht dhe anglisht, me përmasa 50x70cm dhe në to thuhet se pranimi i dokumenteve të Kosovës në pikën kufitare me Serbinë nuk do të thotë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e individëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të arritur në Dialogun e vitit 2011, nuk mund të të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratat e mohimit.

Vlen të theksohet se këto deklarata janë vendosur në vendkalimet kufitare të Serbisë si pasojë e arritjes së marrëveshjes për njohjen e letërnjoftimeve si dokument zyrtar udhëtimi mes Serbisë dhe Kosovës, që u arrit pas vizitës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin e posatshëm të SHBA për Ballkanin Përëndimorë, Gabriel Escobar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

PreshevaPRESS

Albin Kurti në krye të LVV’së edhe për 4 vitet e ardhshme

PreshevaPRESS

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

PreshevaPRESS