PreshevaPRESS

Teatri i Preshevës do të paraqitet në dy festivale më 4 dhe 5 shtator

Teatri i Qytetit të Preshevës do të paraqitet në dy festivale më 4 dhe 5 shtator, është bërë e ditur në facebook.


Tatri i Qytetit të Preshevës të dielen e ardhshme, më 04 shtator do të paraqitet me shfaqen “Vdekja dhe virgjëresha” në “Etno fest”, festival që mbahet në fshatin Kukaj të Kosovës, derisa një ditë më vonë do të udhëtojë për Suharekë, ku edhe do të paraqitet me shfaqen “Tri mendje në anëkand” në kuadër të programit të “Festivalit të Teatrove në Suharekë”.

Lajmin e publikuar në faqen e institucionit të vetëm kulturorë në facebook, e kanë shpërndarë të gjithë të punësuarit e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, gjë që nënkupton se trupa e Teatrit të Qytetit të Preshevës do të paraqitet e kompletuar, përkundër mosmarrveshjeve dhe debateve të fundit mes udhëheqësisë dhe të punësuarve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Laureta Hajrullahu, artistja nga Presheva që është pjesë e Manifesta 14 Prishtina

PreshevaPRESS

Egzona Salihu vazhdon bashkëpunimin me Teatrin Shqiptar në Kumanovë

PreshevaPRESS

Vdes Vjosa Berisha

PreshevaPRESS