PreshevaPRESS

Bërnabiq në Kosovë, Bislimi e Nagavci në Luginë, publikohet agjenda

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të hënën do të vizitojnë Luginën e Preshevës.


Vizita e tyre vjen në një kohë kur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq do ta vizitojë Kosovën.

Zyrtarë të Luginës së Preshevës i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta vizitojë Luginën e Preshevës. Por këtë do ta bëjë zëdhënësi i tij.

Tashmë është publikuar edhe agjenda e vizitës së Bsilimit dhe Nagavcit.

Agjenda e plotë:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar

11:15 – Takim me Deputetin z. Shaip Kamberi

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë

15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

PreshevaPRESS