PreshevaPRESS

Samiti i Bërdo­-Brioneve, del fotoja e përbashkët e Presidentëve të vendeve të rajonit

Para fillimi të takimit, të gjithë pjesëmarrësit kanë bërë një fotografi të përbashkët.


Përveç nikoqireve të takimit, Presidentit slloven Borut Pahor dhe atij të Kroacisë, Zoran Millanoviq, aty po marrin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Shqipërisë, Bajram Begaj, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Millo Gjukanoviq i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut dhe anëtarët e Presidencës tripalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashkërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian.

Po ashtu në këtë Samit do të flitet edhe për tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog.

Takimi i Procesit të Bërdo-Brioneve do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni nën udhëheqjen e Presidentit slloven Borut Pahor dhe atij kroat, Zoran Milanoviç. Ndërsa Brionet janë në Kroaci.

Një ndër temat e këtij Samiti do të jetë edhe nevoja që të plotësohet kërkesa për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Procesi i Bërdo-Brioneve është një ngjarje e përvitshme multilaterale në Ballkanin Perëndimor. Ajo u iniciua në vitin 2013 nga Presidenti slloven Borut Pahor dhe Presidenti i atëhershëm kroat Ivo Josipović.

Takimi i parë zyrtar ishte në Bërdo afër Kranjit, në Slloveni. Fokusi kryesor i Samitit është zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi Bërdo-Brionet përfshinë Slloveninë dhe Kroacinë (shtetet anëtare të BE-së) dhe vendet kandidate dhe vendet e mundshme kandidate (Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova).

Në vitin 2014, Procesi i Berlinit u iniciua nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në të cilin përfshihen të gjitha vendet e Procesit të Bërdo-Brioneve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

PreshevaPRESS

Albin Kurti në krye të LVV’së edhe për 4 vitet e ardhshme

PreshevaPRESS

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

PreshevaPRESS