PreshevaPRESS

Pas politikës përçahet edhe komuniteti i një sektori të ndërmarrësisë

Konflikt i ri mes restoraneve për ahengje dhe grupeve muzikore në Preshevë.


Javë më parë, gjatë një takimi të mbajtur në Preshevë mes pronarëve të restoranteve për organizimin e ahengjeve familjare, është vendosur që të vendosen pagesa për të gjitha bizneset që përfitojnë nëpër ahengje.

Rregullat e reja të vendosura nga restorantet e ahengjeve përfshijnë orarin e dasmës deri në ora 2 pas mesnate, si dhe pagesa të reja për:

  • Video produksioni që xhiron dasmën: 50€ (me vinçkamerash 100€)
  • Avulli dhe timi për hyrjen e çiftit: 30€
  • Tavolina me pemë: 100 euro
  • Dekori: 100€
  • Muzika: 100€

Për këto rregulla të reja janë dakorduar shumica e pronarëve të restoraneve për organizimin e ahengjeve nga Presheva dhe Bujanoci.

Këto rregulla kanë detyruar grupet muzikore tëmblidhen dhe t’i kundërshtojnë ato, duke kërcnuar me bojkotimin e restoraneve në Preshevë dhe Bujanoc që insistojnënë pagesat sipas rregullave të reja.

Komuniteti i grupeve muzikore nën emërtimin “Asociacioni i grupeve muzikore të Luginës” kanë publikar një letër të nënshkruar nga pjesëmarrësit në takim, të bashkangjitur me një komunikatë.

“Asociacioni i grupeve muzikore të Luginës, në mbledhjen e mbajtur sot, në mënyrë unanime kanë vendosur që kushtet për pagesë enkas nga restoranet e dasmave në Luginë ndaj grupeve muzikore dhe shërbimeve të tjera të dasmave, të mos përfillen, duke mar parasysh se janë kushte të pabaza dhe të pa arsyeshme fare.” thuhet mes tjerash në komunikatë.

“Nëse do të insistohet me çdo kusht për këtë lloj pagese, do të jemi të detyruar që ti bojkotojmë restoranet e caktuara që kërkojnë ktë lloj pagese nga ne.” përfundon komunikata e përbashkët e grupeve muzikore.

PreshevaPRESS ka mësuat se nesër do të riorganizohet takim i ri mes pronarëve të restoraneve të ahengjeve, gjatë së cilës do të diskutohet rreth vendimit të grupeve muzikore dhe do të vendosen rregulla të reja.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

PreshevaPRESS