PreshevaPRESS

Gjatë 10 ditëve të para të regjistrimit të popullsisë në Luginë janë regjistruar mbi 40000 qytetarë në total

Kanë kaluar 10 ditë që nga fillimi i regjistrimit të popullatës në Republikën e Serbisë, regjistrim i cili po realizohet edhe në Luginën e Preshevës.


Edhe pse tanimë janë raportuar numra të ndryshëm të shqiptarëve të regjistruar në Luginën e Preshevës, kryeshefi i Administratës Komunale në Preshevë, Hevzi Ramadani, në një intervistë ekskluzive për PreshevaPRESS, ka shpjeguar se numri i shqiptarëve të regjistruar ende nuk dihet.

“Për numrin total të shqiptarëve të regjistruar nuk kemi të dhëna, kjo gjë do të kuptohet pas daljes së rezultateve të regjistrimit, por për 10 ditët e para të regjistrimit mnund të konfirmojmë se në Preshevë janë regjistruar gjithsej mbi 21200 qytetarë.” ka thënë Ramadani për PreshevaPRESS.

Derisa përmes rrjeteve sociale po shpërndahen informacione të pasakata, një prej të cilave është edhe mundësia e regjistrimit online për mërgimtarët e Luginës së Preshevës, Ramadani ka shpjeguar mundësinë e vetme që duhet ndjekur mërgimtarët që nuk kanë asnjë anëtar të fmailjes në Luginë.

“Mërgimtarët që nuk kanë asnjë familjar në komunën e Preshevës, atëherë munden të kontaktojnë në numrin e Administratës Komunla të Komunës së Preshevës, ne në bazë të numrit të shtëpisë ku gjinden i marim të dhënat e çdo fmamiljari të familjes që gjinden nëpër Europë, dhe regjistruesi do ta kryej regjistrimin në aplilacion” ka shpjeguar Hevzi Ramadani, kryeshef i Administratës Komunale të Preshevës, njëherit udhëheqës i procesit të regjistrimit të popullsisë në komounën e Preshevës.

Në komunën e Bujanocit për dhjetë ditët e para të regjistrimit në total janë regjistruar më shumë se 20000 qytetarë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

PreshevaPRESS