PreshevaPRESS

Abdixhiku shtron darkë për përfaqësuesit politik e institucional të Luginës

Me ftesë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës, kanë marrë pjesë në darkën e shtruar sonte në Prishtinë.


Në postimin e kryetarit të LDK-së, thuhet se: nga ky takim, dolëm dhe me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët e kësaj ane – ata që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë – që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare. Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës.

Abdixhiku, tutje ka shkruar se Si LDK, do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar; për të drejtat politike dhe civile të shqiptarëve të kësaj ane që sot jetojnë në Kosovë – me theks sigurimin e nënshtetësisë; si dhe ndihmesën shtetërore për banorët e komunave në fjalë.

Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë në Luginë të Preshevës, por edhe në tërë territorin e Republikës së Serbisë ka filluar më 1 tetor dhe do të zgjas deri më 31 tetor.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

PreshevaPRESS