PreshevaPRESS

Delegacioni nga Lugina takojnë emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Escobar

Delegacioni nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga Shaip Kamberi, deputet popullor, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, kanë takuar sot në Ëashington D.C. të dërguarin e posatshëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Escobar.


Pas takimi, është kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi që përmes një postimi në facebook, ka sqaruar për temat që janë trajtuar.

“Në takim me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Kujtojmë që delegacioni nga Lugina e Preshevës, po qëndron në SHBA, dhe gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojnë edhe takime të rëndësishme në Departamentin e shtetit, Senatin dhe Kongresin amerikan.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

PreshevaPRESS