PreshevaPRESS

Sinani për REL: Zyra e Kosovës për Luginën s’mund të krahasohet me atë të Serbisë për Kosovën

Në shtator, Ardita Sinani u emëruar këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ky i fundit këtë emërim e cilësoi si hapi i parë drejtë formimit të një zyreje për këto tri komuna në kuadër të Qeverisë së Kosovës.


Megjithatë për Sinanin, zyra për Luginën e Preshevës në kuadër të Qeverisë së Kosovës, i cili pritet të formohet, nuk ka të bëjë asgjë me të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

“Ideja jonë”, shpjegon Sinani për Radio Evropën e Lirë, “është të mos kopjojmë regjimin e Vuçiq’it”.

Sipas saj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, keqpërdor serbët të cilët jetojnë në Kosovë dhe në rajon, në kontekstin e forcimit të sundimit të tij autoritar brenda Serbisë deh përhapjes së hegjemonisë jashtë saj.

“Vuçiq përpiqet të shtypë të drejtat e pakicave në Serbi dhe të instrumentalizojë bashkëqytetarët e tij në fqinjësi në kontekstin e pushtetit të tij absolut. Kërkojmë të drejtat e pakicave në Serbi dhe reciprocitetin e të drejtave të bashkëqytetarëve në fqinjësi në funksion të qeverisjes demokratike. Ky është një ndryshim i madh”, ka qartësuar ajo.

Në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, pala kosovare, zyrtarisht kishte ngritur çështjen e reciprociteti politik të të drejtave që kanë serbët nga Kosova dhe shqiptarët në Serbi.

E për Sinanin një gjë e tillë nënkupton reciprocitet politik në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe status të njëjtë në kuadër të integrimit në institucionet shtetërore që kanë serbët në Veri të Kosovës.

“Mendojmë se këto janë kërkesa legjitime dhe realiste dhe se është shumë e rëndësishme që ato të jenë në agjendën e Brukselit”, ka shtuar ajo.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

PreshevaPRESS