PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

Asociacioni Qytetar Bujanoci të dielën e 27 nëntorit, organizon manifestim në shënimin e Ditës së Flamurit kombëtar në Bern të Zvicrës.


Sipas një njoftimi që ka publikuar kjo shoqatë e bujanocasve në Zvicër, të ftuar në kremtin e festës së flamurit, përveç përfaqësues të ambasadave të Shiprisë, Kosovës, Maqedonisë së veriut të ftuar janë edhe Shaip Kamberi, deputet popullor, Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Ramadani, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, dhe Shqiprim Musliu, zëvendëskryetar i Komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, në ketë eveniment, do të bëhet edhe prezentimi i aktiviteteve që Asociacioni Qytetar Bujanoci ka zhvilluar deri më tani, si dhe do të bëhet një bashkëbisedim i gjerë me shoqatat tjera nga Lugina që veprojnë në Zvicër.

Kjo është adrsa, ku do të zhvillohet kremtimi i festës së flamurit:

Adresa:

Kulturzentrum Tell //Bernstrasse 101 // 3072 Ostermundigen

E Dielë, 27.11.2022 // Ora 11:00 deri në 15:00

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

PreshevaPRESS

Edhe Ardita Sinani bashkë me Besnik Bislimin në Bruksel

PreshevaPRESS